Një akt i paprecedent ka ndodhur dje në fshatin Barilevë të Prishtinës.
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të gjinisë mashkullore si të dyshuar për një rast të lëndimit të lehtë trupor, shkruan lajmi.net.
Të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar-goditur me veturë një femër, e cila ka pranuar tretman mjekësor pas rastit.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.