Fjalë Kyçe

Dy persona të lënduar në një aksident trafiku në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Dy persona të lënduar në një aksident trafiku në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.

Të përfshira në këtë aksident ishin tri automjete.

Nga Policia e Kosovës është thënë se dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e këtij aksidenti dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.


“Në ora 14:48, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, drejtimi Prizren-Suharekë (km i 24). Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia është duke kryer procedurat e duhura në vend-ngjarje”, tha Baki Kelani nga Policia e Kosovës.