Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit ndërmjet një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, dy persona janë lënduar.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet mjekësore, ndërsa nga fotografitë, shihet se motoçikleta është dëmtuar tërësisht. Ende nuk dihet për numrin e të lënduarve.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Rrustem Statovci’ përkatësisht afër Parkut të Qytetit.