Dy persona dje kanë vjedhur pjesë të një veture Audi A4 në Prishtinë.
Dje rreth orës 05:00 ka ndodhur një vjedhje në lagjen ‘Tophane’ në Prishtinë.
Në pamjet e publikuar në media, shihen dy persona duke vjedhur pjesë nga vetura e cila ishte e parkuar afër një dyqani.
Personat janë larguar me veturën Audi A4 karavan, në drejtim të panjohur.
Më poshtë keni videon e kësaj vjedhje.