Milan ishte duke u vëzhguar në humbjen që e pësoi nga Torino.
Milan humbi 2 me 0 ndaj Torinos, gjersa një njeri tejet i rëndësishëm ishte në stadium.
Antonio Conte ishte duke e vëzhguar lojën e rosonerëve, gjersa po lidhet me një kalim në verë në San Siro, përcjell lajmi.net.
Milan zhvilloi një lojë tejet të dobët, gjersa ish-trajneri i Chelseas nuk dukej edhe aq i kënaqur me atë çfarë shikonte.
Sipas mediave në ishull, Conte duket se e ka pranuar ofertën e rosonerëve, ndërsa në stadium ishte i pranishëm edhe ish-lojtari i tyre, që tani është rival, Leonardo Bonucci.