Fjalë Kyçe

Dy persona të vdekur nga koronavirusi në Kamenicë gjatë ditës së sotme

Dy persona të vdekur nga koronavirusi në Kamenicë gjatë ditës së sotme

Edhe një person nga Kamenica ka humbur betejën me koronavirus.

Kjo është vdekja e dytë nga Kamenica e konfirmuar sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati.

Ai tutje ka bërë thirrje që të respektohen masat për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.

“Fatkeqësisht edhe një qytetar nga komuna jonë humbi betejën me #COVID19. Ky është rasti i dytë i konfirmuar sot nga IKShP që ka përfunduar me fatalitet, kurse numri i të vdekurve nga virusi SARS-CoV-2 ka arritë në tre. Pa dashur të shkaktoj panik, ju lus të gjithëve për kujdes! Respektoni udhëzimet sepse tani kujdesi ndaj vetes e njerëzve përreth varet prej nesh. Ngushëllime të sinqerta familjes!”, ka shkruar Kastrati.