Fjalë Kyçe

Dy raste pozitive me koronavirus në gjimnazin e Fushë Kosovës – vazhdon mësimi

Dy raste pozitive me koronavirus në gjimnazin e Fushë Kosovës – vazhdon mësimi

As gjimnazi “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë nuk i ka shpëtuar koronavirusit – kjo pasi dy persona kanë rezultuar pozitivë për COVID-19.

Rastin e bëri të ditur vet drejtori i shkollës, Amir Pllana, nëpërmjet një postimi në Facebook, njofton Klan Kosova

Pllana bën të ditur se 34 mësimdhënës janë testuar prej ku dy rezultuan pozitivë dhe se mësimi vazhdon me rregull.

“Dje me datë 28.09.2020 (e hënë)  në gjimnazin ” Hivzi Sulejmani” në Fushë – Kosovë, nga ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar komplet stafi arsimor 34 mësimdhënës – mostra të marra nga ShSKUK prej të cilëve rezultojnë 2 raste pozitive. Andaj procesi i mësimor do të vazhdon në objektin shkollor pa asnjë problem sipas planit dhe dinamikës së paraparë”, shkroi Pllana.

Klan Kosova mëson se bëhet fjalë për një mësimdhënës të infektuar dhe një person nga stafi teknik i shkollës.