Dy raste të dhunimit dhe një rast i sulmit seksual kanë ndodhur vetëm gjatë 24 orëve të fundit, ku viktima kanë qenë tri vajza të mitura.
Në Prishtinë, viktima femër, e mitur, ka raportuar se para tre ditësh është abuzuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull kosovar.
Edhe në Prizren, një i dyshuar dje është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, nën dyshimin se i njëjti ka keqpërdorur seksualisht viktimën kosovare të mitur.
Një rast i sulmit seksual ndaj një të miture ka ndodhur në Vushtrri, ku dyshohet se një mashkull ka ngacmuar seksualisht viktimën femër të mitur. I dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Klankosova.tv.
Një rast tjetër i sulmit seksual ka ndodhur edhe në Prishtinë, ku dje në orët e hershme të mëngjesit, një grua ka raportuar në polici se është sulmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull kosovar, i cili është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.