Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë të martës në veri të Mitrovicës ka iniciuar dy raste të ndara që lidhen me kontrabandë dhe kalim ilegal të kufirit.
Sipas njoftimit të policisë thuhet se rasti i parë ka ndodhur më 19 mars rreth orës 18:50, derisa njësia policore ka qenë duke realizuar patrullim rutinor, kanë ndaluar një veturë me targa te huaja, të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari M.V (1993) shtetas serb.
“Policia e Kosovës kishte informacione paraprake për këtë automjet, si i dyshuar për aktivitete ilegale të kontrabandimit me mallra dhe gjatë kontrollimit të veturës është gjetur mall i kontrabanduar; vegla pune dhe ngjyra të ndryshme, për të cilat nuk është dëshmuar dokumenti mbi prejardhjen”, thuhet në njoftim.
Automjeti me mallin e kontrabanduar është dërguar në Terminalin Doganor në Mitrovicë për procedura të mëtutjeshme, ndërsa ndaj vozitësit janë ndërmarr veprimet policore lidhur me kalim ilegal të kufirit.
Kurse rasti tjetër ka ndodhur po në të njëjtën ditë rreth orës 19:50, nga njësiti policor përmes kamerave të sigurisë është vërejtur një automjet duke hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.
“Njësitë policore kanë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme ku ka bërë ndaljen e veturës BMW ngjyrë e zezë me targa te huaja të cilën e drejtonte vozitësi A.H (2002) shtetas serb. Vetura dhe personi janë dërguar ne stacionin policor për procedura te zakonshme qe zbatohen ne këto raste”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës ka shtuar se mbetet e përkushtuar ne kryerjen e detyrave policore, ne veçanti parandalimit te kontrabandimit te mallrave dhe menaxhimit efektiv te kufirit shtetëror.