Fjalë Kyçe

Dy raste të reja me koronavirus në Podujevë

Dy raste të reja me koronavirus në Podujevë

17 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar sot në Kosovë, derisa numri i të infektuarve në total ka shkuar 780.

Sipas IKSHPK-së, nga këto raste, dy prej tyre janë nga Komuna e Podujevës, gjegjësisht një rast me vendimbanim në Podujevë dhe një nga fshati Llapashticë e Poshtme.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Prizrenit: 5 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Prizren, 1 rast Hoçë e Qytetit, 1 rast Piranë, 1 rast Arbanë dhe 1 rast Lubizhdë), Komuna e Leposaviqit: 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Leshak dhe 1 rast Leposaviq), Komuna e Podujevës: 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Llapashticë e poshtme dhe 1 rast Podujevë) dhe nga 1 rast vendbanimet: Prishtinë, Plavë-Dragash, Kotradiq-Pejë, Runjevë-Kaçanik, Reti e poshtme-Rahovec, Suharekë dhe Zveçan”, thuhet në njoftim.