Dy skiatorët kosovar, Arbi Pupovci dhe Drin Kokaj kanë marrë pjesë në kampionatin që u zhvillua në Maqedoninë e Veriut.
Nga kjo garë ata morën pikë në renditjen e përgjithshme të FIS, shkruan Indeksonline.
Pupovci ka grumbulluar 127 pikë ndërsa Kokaj ka grumbulluar plot 190 pikë.
Selektori Agim Pupovci doli i kënaqur me rezultatet e kësaj gare të disiplinës Sllallom i Madh ku të dy garuesit përmisuan pikët e tyre në ranglistën e përgjithshme të FIS.