Dy persona janë lënduar, një prej tyre rëndë, në një aksident trafiku mes tri veturave në fshatin Kijevë të Malishevës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj, tha se njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim në QKUK.
“Rreth orës 16:00 në fshatin Kievë, ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri automjeteve. Përveç dëmeve materiale, deri më tani dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia Rajonale e komunikacionit rrugor është duke e trajtuar rastin”, ka thënë Elezaj.