Fjalë Kyçe

Dy të lënduar në aksidentin në Lluzhan të Podujevës

Dy të lënduar në aksidentin në Lluzhan të Podujevës

Një aksident trafiku në mes të dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Lluzhan të Podujevës. Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin për Gazetën e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00,në fshatin Lluzhan të Podujevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka konfirmuar ajo.