Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot në Klinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 12:45, Policia është njoftuar se ne fshatin Pogragjë-Klinë ka ndodhur një aksident trafiku, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë këtij aksidenti 2 persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të lënduarit për shkak të natyrës së lendimeve është dërguar në QKUK- Prishtinë”, ka thënë Rugova.