Fjalë Kyçe

Dy të lënduar në një aksident trafiku në Mazgit të Obiliqit

Dy të lënduar në një aksident trafiku në Mazgit të Obiliqit

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në afërsi të fshatit Mazgit të komunës së Obiliqit.

Rastin e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth ores 18:45, Policia ka pranuar informaten per nje aksident trafiku afer Mazgitit. Njesitet policore kane dale ne vendin e ngjarjes, dhe sipas informacioneve fillestare dy automjete jane perfshire ne aksident dhe dy persona vërehet se kene marr lendime trupore. Jane njoftuar edhe ekipet e emergjences dhe zjarrfiksat per te asistuar ne vendin e ngjarjes. Tafiku rajonal i Prishtines eshte ne lokacion duke u marr me rastin, per te sqaruar rethanat dhe identifikuar shkaktarin e aksidentit”, ka thënë Hoxha.