Fjalë Kyçe

Dy të mitur ferizajas Erioni dhe Ergini dorezojnë në polici parat e gjetura në rrugë

Dy të mitur ferizajas Erioni dhe Ergini dorezojnë në polici parat e gjetura në rrugë

Në Ferizaj, të hënën Erion Domaneku dhe Ergin Salihu gjetën një shumë të konsiderueshme parash në rrugë dhe i dorëzuan në Polici.
Edhe pse të rinj në moshë, të dy djemtë vendosën që paratë të mos i mbajnë për vete por t’i dorëzojnë në Polici në mënyrë që ato t’i merr pronari i vërtetë i tyre.

“Kemi vendosë me i dorëzu në Polici sepse kemi mendu që janë të dikujt tjetër që nuk i ka kushtet dhe pse mos me bë mirë“, thonë të rinjtë ferizajas për TV TEMA.

Këta dy fëmijë u treguan shembull edhe për të rriturit.