Fjalë Kyçe

Vdes edhe personi i tretë nga aksidenti në Rahovec

Vdes edhe personi i tretë nga aksidenti në Rahovec

Ka vdekur edhe një person si pasojë e aksidentit që ka ndodhur pasditen e së premten në fshatin Bërnjak të Rahovecit.

Lajmin e ka konfirmuar , Lirije Podrimaj, zëdhënëse për rajonin e Gjakovës në Policinë e Kosovës.

“Informacioni i fundit nga vendi i ngjarjes është se edhe personi i tretë ka vdekur, viktimat janë dy meshkuj dhe një femër”, ka thënë ajo.

Mospërshtatja e shpejtësisë dhe tejkalimi në mënyrë të pasigurt dyshohet të ketë sjellë te aksidenti mes dy veturave.

+++++++++++++++

Dy të vdekur e katër të lënduar në një aksident në Rahovec

Dy persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Bernjak të Rahovecit, të premten pasdite.

Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

Ajo ka thënë se me të marrë informatën, “patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes dhe katër persona kanë pësuar lëndime trupore”.

Mospërshtatja e shpejtësisë dhe tejkalimi në mënyrë të pasigurt dyshohet të ketë sjellë te aksidenti mes dy veturave.