Fjalë Kyçe

Dy të vdekur në një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë

Dy të vdekur në një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë

Dy të rinj kanë mbetur të vdekur mëngjesin e së premtes si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se viktimat janë të moshave 35 dhe 36 vjeç.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë me targa të huaja e cila ka qenë në lëvizje, dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritur t’i përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë vdekur. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupat e viktimave: Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër, 35 vjeç janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ajo ka shtuar se edhe dy fëmijë janë dërguar për tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve nga aksidenti.