Fjalë Kyçe

Dy të vdekurit në minierën e Artanës dyshohet se janë të moshës 53 dhe 50 vjeçare

Dy të vdekurit në minierën e Artanës dyshohet se janë të moshës 53 dhe 50 vjeçare

Dy persona kanë vdekur si pasojë e shembjes së dheut në një minierë në Artanë.

Sipas dyshimeve të para, bëhet fjalë për një 53 dhe një 50 vjeçar, njëri nga Lipjani e tjetri nga Artana.

Këtë për Reporterin e ka  konfirmuar Bajrush Ymeri, nënkryetar i Artanës.

“Ka ndodhë një shembje në galerinë kryesore, i ka zënë dy minatorë të cilët kanë humbur jetën. Kanë qenë edhe mbi 20 minatorë brenda, por ata kanë arritur të dalin dhe janë mirë. Njëri është nga komuna jonë, pra e Artanës dhe tjetri dyshohet se është nga Lipjani. Njëri është 50 vjeçar kurse tjetri 53”, ka deklaruar Ymeri.

Ndërkohë në media u raportua se bëhet fjalë për një inxhinier dhe një xehetar.