Rreth orës 20:00 të së mërkurës, një dridhje toke ka goditur Italinë.
Sipas mediave të huaja, lëkundjet u ndjenë në veri të vendit rreth 25 kilometra nga Moderna dhe 10 kilometra nga Carpi Centro.
Siç është bërë e ditur, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter.
Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 15 kilometrash.
Deri më tani nuk ka informacione për dëme materiale apo nëse ka të lënduar.
Veç kësaj, rreth orës 21:00 ka ndodhur një tjetër tërmet.
Sipas informacioneve të para nga EMSC, magnituda është 4.9 ballë.
Shumë qytetarë u shfaqen menjëherë në rrjetet sociale dhe raportuan se e ndjenë fuqinë e tërmetit, përcjell telegrafi.
“Fillimisht ndjeva një zhurmë të shurdhër, e më pas një dridhje e fortë që më lëvizi edhe shtratin”, ka shkruar një qytetar.