Fjalë Kyçe

Dy vëllezërit mjekë rikthejnë në jetë një femër, pas ofrimit të ndihmës së parë

Dy vëllezërit mjekë rikthejnë në jetë një femër, pas ofrimit të ndihmës së parë

Dje rreth orës 17:00 në anën e Rugovës, një femër është goditur nga një veturë, teksa po ngiste biçikletën e saj.

Ajo pas goditjes ishte në gjendje të komës, mirëpo për fat të mirë, dy mjekë kanë kaluar andej dhe kanë arritur ta kthejnë në jetë, pasi i kanë ofruar ndihmën e parë.

Kirurgu plastik Korab Berisha së bashku me vëllaun e tij, dr. Krenar Berisha kanë arritur ta kthejnë në jetë qytetaren e aksidentuar, e cila ishte pa shenja jete, njofton Klankosova.tv.

“Sot gjatë kthimit nga Rugova në Pejë rrugës arrita të jap ndihmën e parë dhe bashkë me vëllaun Dr. Krenar Berisha të kthejmë në jetë një qytetare të aksidentuar e cila ishte pa shenja jete”, ka shkruar Berisha në Facebook.