Fjalë Kyçe

Dy vetura bllokojnë Policinë afër Ujmanit – pamundësojnë kapjen e kamionit me mallra të kontrabanduara

Dy vetura bllokojnë Policinë afër Ujmanit – pamundësojnë kapjen e kamionit me mallra të kontrabanduara

Policia e Kosovës ka njoftuar se sonte në afërsi të liqenit të Ujmanit në pjesën veriore të Mitrovicës, përderisa zyrtarët policorë të kufirit kanë vërejtur një kamion i cili dyshohej për kontrabandim mallrash, gjatë tentimit për ta ndaluar të njejtin, zyrtarët policorë janë penguar nga dy automjete civile pa targa.

Sipas PK-së, veturat kanë penguar zyrtarët policorë duke iu pamundësuar ndaljen e kamionit i cili dyshohej për kontrabanë mallrash.

Njoftimi i plotë:

Informacion zyrtar

Prishtinë, 09 shkurt 2022

Sot në orët e mbrëmjes në afërsi të liqenit të Ujmanit në pjesën veriore të Mitrovicës, përderisa zyrtarët policorë të kufirit kanë vërejtur një kamion i cili dyshohej për kontrabandim mallrash, gjatë tentimit për ta ndaluar të njejtin, zyrtarët policorë janë penguar nga dy automjete civile pa targa.

Dy automjetet civile, me lëvizjet e tyre dhe krijimin e pengesave në rrugë, kanë penguar zyrtarët policorë duke iu pamundësuar ndaljen e kamionit i cili dyshohej për kontrabanë mallrash.

Lidhur me këtë rastë janë alarmuar edhe njësitet tjera relevante policore, të cilët kanë asistuar zyrtarët kufitar, për hetim dhe kërkim të personave dhe automjeteve të dyshuara.

Policia e Kosovës vazhdon angazhimin dhe përkushtimin në realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore, në zbatim të ligjit dhe parandalimit të veprimtarive kriminale./ineksonline