Në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 2 persona për shkak të COVID-19.
Viktimat janë një 83-vjeccare nga Shkodra dhe një 87-vjeccare nga Tirana, duke e çuar në total numrin e viktimave në 324 persona.
Ndërsa nga kryerja e 870 testeve kanë rezultuar pozitivë 156 persona.
Ditën e fundit janë shëruar nga coronavirus 62 persona, ndërsa aktualisht në dy spitalet covid ndodhet të shtruar 188 pacientë.