Fjalë Kyçe

Dybala largohet nga Juventus

Dybala largohet nga Juventus

Ylli argjentinas i ka ditët e numruara te skuadra e Juventusit pasi pritet të largohet në afatin kalimtar veror, shkruan Gazeta Alo.

Vëllau i Dybalas, Gustavo është shprehur për Futbolemico dhe ka bërë të ditur se Dybala do të largohet.

“Ka shumë mundësi që Paulo të largohet nga Juventus. Ka nevojë për një ndryshim. Sot Paulo është pjesë e Adidas dhe kjo të hap shumë dyer. Shumë lojtar për momentin nuk janë mirë në ekip. Nuk ka probleme me Ronaldon. Ai është njeri shumë i mirë “, ka deklaruar Gustavo.

Ndërkohë edhe Gazzetta.it shprehet se Atletico i ka ofruar Dybalas një kontratë prej 9 mln euro në sezon, plus bonuse e cila po merret parasysh. /Gazeta Alo.