Fjalë Kyçe

Dybala lëndohet pak para fillimit të ndeshjes, nuk starton ndaj Atalanta

Dybala lëndohet pak para fillimit të ndeshjes, nuk starton ndaj Atalanta

Paulo Dybala nuk do të zbres në fushë si startues.

Ylli argjentinas i Romës, Paulo Dybala u emërua në formacionin startues të ‘Giallorossi’, për ndeshjen ndaj Atalanta, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, në kohën kur skuadra po bënte përgatitjen e fundit, testimet e fundit të fushës së blertë, lojtari pësoi një lëndim.

Tani, Dybala nuk do të jetë në formacionin startues të Romës.

Jose Mourinho duhet të mendojë shpejt diçka tjetër, para fillimit të takimit.

Nemanja Matic do ta zëvendësojë argjentinasin.