Fjalë Kyçe

Dyshimet për koronavirus, 48 persona kanë shkuar për analiza sot në QKUK

Dyshimet për koronavirus, 48 persona kanë shkuar për analiza sot në QKUK

Pas frikës për infektim me virusin COVID-19, 48 persona kanë shkuar në QKUK për analiza.

Këtë e ka konfirmuar Salih Ahmeti nga Klinika Infektive per Dukagjini.

Mostrat e të infektuarve do të shkojnë në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekuluare, ku do të kryhen analizat dhe pritet të dalin rezultatet.

Deri më tani në Kosovë janë raportuar për 15 raste me koronavirus, dy të fundit janë një cift i ardhur nga Londra sot.

Katër komuna janë futur në karantinë, ndërkohë që Qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës së shëndetit publik.

Kryeministri Albin Kurti, përmes një videoje u ka bërë thirrje qytetarëve që të rrijnë në shtëpi, pas konfirmimit të 15 rasteve me koronavirus në Kosovë.

Kurti ka thënë se në këto ditë, vendi më i sigurt është shtëpia.

“Është situatë e përkohshme dhe do t’i kthehemi normalitetit. Vetëdija qytetare është po aq e rëndësishme sa organizimi shtetëror. Në këto ditë vendi më i sigurt është shtëpia, pranë familjeve tona, ku na duan dhe kujdesen për ne. Në shtëpi le ta ruajmë veten dhe ta mbrojmë njëri-tjetrin, sidomos të moshuarit”, ka thënë Kurti.