Big Mama është banorja e fundit që la shtëpinë e Big Brother VIP pas një debati shumë të fortë me Antonelën gjatë spektaklit live.
Ish banorja ishte e nominuar për të premten por ajo u revoltua me Antonelën dhe kërkoi që ta lërë shtëpinë.
Ajo kishte vetëm tre javë brenda shtëpisë.
Përpara spektaklit të së premtes ishte lajmi.net i pari që raportoi që ajo do të largohej dhe se e gjitha ishte e planifkuar.
Ishte Vesel Kurtishaj ish banor i BBV-së shpalosi daljen e Big-ut po atë natë. Ai sqaroi se kishte vënë bast live në Instagram me një ish banor, madje ai shtoi tutje se nëse kjo gjë vërtetohet i bie që Big Mama ka bërë marrëveshje me produksionin për qëndrimin e saj për vetëm tri javë, shkrun lajmi.net
Po të premten kjo gjë u vërtetua dhe Big Mama u largua nga shtëpia e BBV-së.
E pas daljes së Big-ut ende pa u mbushur 24 orë ajo i është kthyer punës, saktësisht dasmave.
Sipas mediave këngëtarja ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj si këngëtarja kryesore në dasmën e futbollistit të njohur nga Maqedonia, Mevlan Murati.
Eventi është zhvilluar në Maqedoni mbrëmë dhe si i tillë vetëm sa i shton “benzinë zjarrit” se dalja ka qenë e planifikuar.
Dihet që datat për këngëtarët caktohen muaj e madje edhe vite më herët dhe në asnjë variant, çifti nuk do të rrezikonte që të llogariste në “televotim” apo “daljen vullnetare” të Big-ut që mbërriti sonte të jetë pjesë e eventit.