Fjalë Kyçe

Dyshohen për vjedhje, policia ua publikon fotografitë dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për t’i kapur

Dyshohen për vjedhje, policia ua publikon fotografitë dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për t’i kapur

Policia i ka shpallur në kërkim dy persona, të cilët dyshohen për vjedhje.

Të njëjtëve ua ka publikuar fotografitë dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e tyre, shkruan lajmi.net.

Për të parin, autorizimi për publikimin e fotografisë është lëshuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim”.

Edhe për të dytin, autorizimi është dhënë po nga kjo prokurori.

“Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit”, thuhet në komunikatë.