Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, me autorizim nga Prokuroria Kompetente, ka bërë thirrje për ndihmën e qytetarëve në identifikimin dhe ndalimin e disa të rinjëve, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në krime të rënda, grabitje dhe vjedhje.
Policia ka publikuar fotografitë e të dyshuarve dhe kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që mund të kenë informacion të vlefshëm për ta.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarve apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e policisë.