Fjalë Kyçe

Dyshohet për 60 raste të reja në një klinik private të gjinekologjisë në Prishtinë

Dyshohet për 60 raste të reja në një klinik private të gjinekologjisë në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë detaje për klinikën private, e cila u bë sonte vatër e koronavirusit, teksa aty u konfirmuan raste edhe nga komunat tjera .

E njëjta, siç ka bërë të ditur Ahmeti është një klinikë private gjinekologjike në periferi të Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Lajmi i keq është se një pjesë e punëtorëve në këtë klinikë, punojnë dhe në institucionet publike shëndetësore.

“Nesër do të bëhen mbi 60 testime të kontakteve të këtij rasti. Edhe këtë sfidë do ta kalojmë e ne si Komunë presim rekomandimet e IKSHP dhe Ministrisë së shëndetësise për izolimet e këtyre rasteve dhe ndalimin e përhapjes së virusit”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë:

Tani kemi pak më shumë informata.

Rasti i djeshëm në Prishtinë dhe rastet e tjera sot jo vetëm në Prishtinë janë të gjitha nga një klinikë private gjinekologjike në periferi të Prishtinës. Pra edhe rasti i Obiliqit, Klinës dhe Gjilanit janë ose punëtorë ose familjarë të punëtorëve të Klinikës. Punëtorët shëndetësorë kanë pas të drejten e lëvizjes gjate pandemisë. Një numër i tyre punojnë edhe në institucionet publike shëndetësore.

Nesër do të bëhen mbi 60 testime të kontakteve të këtij rasti. Edhe këtë sfidë do ta kalojmë e ne si Komunë presim rekomandimet e IKSHP dhe Ministrisë së shëndetësise për izolimet e këtyre rasteve dhe ndalimin e përhapjes së virusit.

Këto raste të reja na tregojnë rrezikun që e kanë punëtorët shëndetësorë në punln e tyre.

Mos harroni në këtë fazë, së paku deri ta kuptojmë dhe kufizojmë edhe këtë rritje mos dilni pa nevojë dhe gjithmonë mos e harroni MASKEN dhe DORËZAT.

Prishtinë e Kosovë, ta kalojmë edhe këtë sfidë!

P.S. Detajet e tjera edhe për klinikën edhe detajet shëndetësore, origjinën dhe si ka ardh deri te kjo i japin IKSHP dhe Ministria e Shëndetësisë.