Fjalë Kyçe

Këshilli Gjyqësor i Kosovës kërcënohet me bombë: “Juve dhe Gjykatën Speciale kanë me ju bo rrafsh me tokë”

Këshilli Gjyqësor i Kosovës kërcënohet me bombë: “Juve dhe Gjykatën Speciale kanë me ju bo rrafsh me tokë”

Një telefonatë kërcënuese që pretendohet ta ketë marr roja i sigurimit në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), dhe dyshimet për vendosjen e një mjeti të dyshimtë, ka bërë që anëtarët e këtij këshilli dhe stafi ta braktisin objektin, i cili ndodhet vetëm pak metra larg stacionit të Policisë së Kosovës.

Drejtori i Sekretariatit të KGJK-së, Shkelzen Maliqi, u ka thënë anëtarëve të këshillit dhe stafit tjetër që të dalin jashtë, pas dyshimeve të tilla.

Krejt kjo, siç u ka thënë ai anëtarëve të KGJK-së, se roja i sigurimit ka marr një telefonatë kërcënuese se “juve dhe Gjykatën Speciale kanë me ju bo rrafsh me tokë”.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se kanë marr një informatë për një mjet të dyshimtë dhe se njësitet relevante policore kanë dal në vendngjarje.

“Të gjitha njësitet janë në vend të ngjarjes. Për më shumë ju njoftojmë më vonë pasi të marrim më shumë informata”, ka thënë ajo.


Dyshohet për eksploziv në KGJK dhe Prokurori Speciale të Kosovës

Në hapësirat e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe në Prokurorinë Speciale dyshohet të ketë eksploziv.

Lajmin e kanë konfirmuar burime të Koha.net ndërkaq e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se janë duke e trajtuar këtë informatë që e kanë marrë në orën 10:30, por ende s’kanë detaje tjera.