Kandidatët për Kuvend Komunal të Podujevës nga të gjitha subjektet politike kanë inicuar mbledhjen e nënshkrimeve nga të gjithë kandidatët për Kuvend Komunal në zgjedhjet e 17 tetorit për të kërkuar rinumërim të plotë të fletëvotimeve.
Kështu ka njoftuar Argjend Softolli, ku tha se deri më tani kanë siguruar mbi 60 nënshkrime të kandidatëve për Kuvend Komunal.
Ai tha se kanë vërejtur shumë parregullsi gjatë numërimit të votave.
Njoftimi i plotë:
Te nderuar…
Në kandidatët për Kuvend Komunal të Podujevës nga të gjitha subjektet politike, kemi iniciuar mbledhjen e nënshkrimeve nga të gjithë kandidatët për Kuvend Komunal në zgjedhjet e 17 tetorit për të kërkuar rinumërim të plotë të fletëvotimeve.
Deri më tani kemi siguruar mbi 60 nënshkrime të kandidatëve për Kuvend Komunal.
Kjo ankesë do të ju dërgohet për nënshkrim edhe kandidatëve për kryetar të Komunës të të gjitha subjekteve politike në Podujevë.
Qëllimi i kësaj ankese është të ruhet vullneti i qytetarve i shprehur me votë.
Presim që të gjithë kandidater për kryetar të Komunës t’a nënshkruajnë këtë ankesë:
Floretë Zejnullahu
Ekrem Hyseni
Shpejtim Bulliqi
Besnik Tahiri
Xhemajl Hasani
Gazmend Islami.