Fjalë Kyçe

Dyshohet për vrasje: Shkencëtari i lartë rus që punoi për vaksinën anticovid, bie nga kati i 14! Kishte një plagë thike në trup

Dyshohet për vrasje: Shkencëtari i lartë rus që punoi për vaksinën anticovid, bie nga kati i 14! Kishte një plagë thike në trup

Një shkencëtar i lartë rus i cili po punonte për një vaksinë anti Covid-19 është gjetur i vdekur në rrethana të dyshimta në Shën Petersburg.

Alexander ‘Sasha’ Kagansky, 45 vjeç, u raportua të ketë rënë nga një dritare e katit të 14-të. Ai u gjet i veshur me të brendshme dhe dyshohet se është qëlluar fillimisht me thikë.

Biologu kishte lidhje të ngushta me Universitetin e Edinburgut dhe kishte punuar në qytet për 13 vjet deri në 2017-ën.

Komiteti Ruse i Hetimeve ka hapur një hetim vrasje dhe një i dyshuar 45-vjeçar mashkull është arrestuar, sipas Moskovsky Komsomolets (MK).

Dr Kagansky kishte shërbyer si Drejtor i Qendrës për Mjekësi Gjenomike dhe Rigjeneruese në Universitetin Federal të Lindjes së Largët të Rusisë në Vladivostok, ku ai vazhdoi bashkëpunimin kërkimor me universitetin Skocez.

MK raportoi se akademiku kishte “zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit” dhe se ai vdiq “në rrethana të çuditshme”.

Raporti vazhdon duke pretenduar se policët besonin se një “përleshje” kishte ndodhur para se Kagansky të binte.

MK nuk dha detaje të mëtejshme se në cilën prej një numri të vaksinave ndërkombëtare Covid-19 ai supozohej se kishte punuar.