Fjalë Kyçe

Dyshohet se i riu nga Gjilani, Engjell Smerqaku u vra për hesape që ndërlidhen me shpërndarjen e drogës

Dyshohet se i riu nga Gjilani, Engjell Smerqaku u vra për hesape që ndërlidhen me shpërndarjen e drogës

Katër ditë më parë në rrethana ende të paqarta u therë me thikë për vdekje para banesës Engjëll Smerqaku nga Gjilani.

E, për të zbardhur rrethanat e vdekjes së tij, është angazhuar edhe Prokuroria Themelore në Gjilan. Nga ky institucion tashmë kanë konfiskuar edhe pamjet e kamerave që kanë qenë afër banesës ku ka jetuar 19-vjeçari, dhe janë intervistuar shumë persona.

Por sipas burimeve të gazetës Objektiv brenda organit të akuzës, pamjet e kamerave vështirë se do t’i ndihmojnë Prokurorisë për ta ndriçuar rastin.

“Vendi është shumë i errët”, thotë ky burim.

Prokuroria dyshon se ky krim mund të jetë kryer për hesape që ndërlidhen me shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas burimeve te Gazetës Objektiv, i ndjeri dyshohet se ishte marrë me shitjen e substancave narkotike.

“Dyshohet për disa punë që kanë të bëjnë me shitjen e substancave narkotike” tha ai.

Ndërkohë për të zbuluar rrethanat e këtij rasti, tashmë është marrë edhe telefoni i 19-vjeçarit ku po identifikohen të gjitha mesazhet.

“Telefoni e kemi dërguar me ekazaminu, është me dy numra dhe jemi duke i nxjerrë të gjitha videot dhe mesazhet”, thotë ky burim.

19-vjeçari vdiq në orët e para të së premtes pasi u ther katër herë me thikë para banesës së tij në rrugën “Gjon Serreqi” në Gjilan.

I riu Engjull Smerqaku atë kohë po vinte nga puna në shtëpi.

Plagëve të marra nga mjeti i mprehtë ai nuk mundi t’u mbijetojë e si pasojë vdiq rrugës për në Qendrën Emergjente në QKUK.

Policia dhe Prokuroria e Gjilanit thanë se janë në kërkim të kryerësve të veprës dhe se për momentin nuk i dinë motivet e vrasjes së të riut.