Fjalë Kyçe

Dyshohet se ky person e qiti në prit 18 vjeçarin që vdiq në Prishtinë

Dyshohet se ky person e qiti në prit 18 vjeçarin që vdiq në Prishtinë

Autoritete e sigurisë tashmë kanë arrestuar katër persona, të dyshuar në vrasjen e të riut nga Prishtina, Lekë Bulliqi.

Njëri prej personave të involvuar në këtë rast është L.Beha.

Burime të Indeksonline tregojnë se i njëjti dyshohet se e qiti në prit shokun e tij, tashmë të ndjerë.

Ndryshe, Policia ka konfirmuar se si provë materiale është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull  kosovar, në fsh. Tërnavë-Podujevë janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një AK/47, 23  fishekë të kalibrave të ndryshëm, ndërsa viktima mashkull  kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK-së si pasojë e plagosjes me armë zjarri  ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar  trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.  Katër të dyshuarit pas intervistimit  janë dërguar në mbajtje  për 48-orë”, thuhet në njoftimin e PK-së.