Fjalë Kyçe

Dyshohet se personi që u vra sot kishte probleme financiare dhe kishte kërcënuar familjen

Dyshohet se personi që u vra sot kishte probleme financiare dhe kishte kërcënuar familjen

Albert Krasniqi është personi që ka mbetur i vrarë sot në Prishtinë, ndërsa i dyshuari i vrasjes është babai i tij. Tashmë i arrestuar si dhe të njëjtit i është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë.

Por cilat dyshohet se janë motivet që çuan drejt vrasjes?

Dyshohet se viktima ka pasur probleme familjare dhe ka kërcënuar që disa ditë familjarët e tij për t’ia plotësuar kushtet që kërkonte, mëson indeksonline. Babai pasi e ka kryer aktin ka njoftuar vetë policinë.