Fjalë Kyçe

“Dyshohet se ra me veturë në greminë”, Policia jep detajet si e gjeti të vdekur 46-vjeçarin e zhdukur

“Dyshohet se ra me veturë në greminë”, Policia jep detajet si e gjeti të vdekur 46-vjeçarin e zhdukur

Sot u raportua se është gjetur i pajetë Heset Rrahmani nga fshati Debëllde i Komunës së Vitisë i cili ishte zhdukur nga data 14 janar.

Lajmi u bë i ditur nga Komuna e Vitisë, ku kryetari Sokol Haliti i shprehu ngushëllime familjes së tij.

Pas kësaj, edhe policia ka dhënë detaje. Në një prononcim për Gazetën Sinjali, Mehmetali Hajdini nga Policia Rajonale e Ferizajt tha se vetura e tij ishte rrokullisur në humnerë diku 100 metra.

“Jemi në vendin e ngjarjes, para pak çastesh kemi gjetë një veturë të rrokullisur diku mbi 100 metra ka ra në humnerë, edhe kufoma është gjetur afër veturës. Mes Kaçanikut dhe Hanit të Elezit”, tha ai.

Hesat Rramani te entjen ishte nisur për në Maqedoni, pasi aty kanë familjarë, mirëpo pas tri orësh kishte hyrë sërish në Kosovë nga pika kufitare e Hanit të Elezit dhe kontaktin e fundit e kishte pasur me vajzën e tij.

Ai ishte zhdukur nga data 14 janar.