Fjalë Kyçe

Dyshohet se tentoi të votojë më shumë se një herë, shoqërohet në Polici një person në Junik

Dyshohet se tentoi të votojë më shumë se një herë, shoqërohet në Polici një person në Junik

Një person është shoqëruar në Stacionin Policor në Junik dhe për momentin është duke u intervistuar nga hetuesit policorë, për shkak se po dyshohet që ka tentuar të votojë më shumë se një herë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“I njëjti momentalisht është duke u intervistuar nga Policia. Pas intervistimit, prokurori do ta vlerësojë se a ka elemente të veprës penale”, tha Nikçi për Sinjalin. 

Rasti ka ndodhur në Qendrën e votimit 3101C në Junik.