Fjalë Kyçe

E ardhmja e Antonio Contes e pasigurt, sipas ish-drejtorit të Interit

E ardhmja e Antonio Contes e pasigurt, sipas ish-drejtorit të Interit

E ardhmja e Antonio Contes në stolin e Interit është e pasigurt, sepse varet nga projekti i pronarëve të klubit, Suning, sipas ish-drejtorit të zikaltërve, Marco Branca.

Interi është lider i Serie A me një epërsi prej 11 pikëve ndaj vendit të dytë, Milan, dhe i duhen edhe 13 pikë të tjera për ta fituar titullin e parë në ligë pas më shumë se 10 vjetëve, transmeton Gazeta Express.

Marrëveshja e Contes me zikaltrit mbaron në verën e vitit 2022 dhe Branca nuk është i sigurt nëse ai do të qëndrojë në Meazza.

“Duhet ta shohim cilat janë planet e Suning”, tha ai për Radio Punto Nuovo.

“Pastaj bordi do të vendosë se çfarë të bëjë dhe si ta bëjë një hap përpara në Evropë. E njëjta vlen edhe për Milanin, i cili po i vëzhgon talentet e reja. Interi është ekipi i vetëm që luajti në nivelin e njëjtë si sezonin e kaluar”, shtoi ai.