Fjalë Kyçe

E ardhmja e Icardit, takim urgjent në Milano

E ardhmja e Icardit, takim urgjent në Milano

Mauro Icardi po kalon pushimet me familjen në Argjentinë. Megjithatë, ai ka një çështje pezull për të zgjidhur.

Së bashku me bashkëshorten e tij, Vanda Nara, njëkohësisht edhe agjentja e tij, brenda pak javësh ata do të takohen urgjentisht me kryesinë e Interit.

Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport” sulmuesi do të takohet me Marotën dhe Ausilion.

Negociatat nuk do të jenë të lehta duke pasur parasysh se Icardi kërkon rritje page. Përveç kësaj Vanda Nara do të heq edhe klauzolën e largimit.