Trajneri Zinedine Zidane thuhet se nuk ka aspak interesim për të marrë stolin e Manchester Unitedit.
Presioni mbi trajnerin Ole Gunnar Solskjaer është shtuar, sidomos pas humbjes 2 – 0 nga Manchester City në Premierligë.
Trajneri Antonio Conte ishte i lidhur me Man United muajin e kaluar, por pastaj mori drejtimin e Tottenhamit.
Zidane vazhdon të përmendet si pasuesi i Solskjaer, me teknikun francez që është agjent i lirë dhe nuk është në drejtimin e asnjë skuadre që prej largimit nga Real Madrid vitin e kaluar.
Sidoqoftë, sipas AS, është thuajse e pamundur për 49-vjeçarin që ta pranojë këtë pozitë, ngase është duke pritur që Kombëtarja e Francës të jetë i lirë.
Ndërkohë, raportohet se Brendan Rodgers ka arritur marrëveshje verbale me 20 herët kampionin e Anglisë.