Wilfried Zaha mbetet një nga emrat më të diskutuar nga Premierliga, në merkaton e verës.
Ylli i Crystal Palace ka shprehur dëshirën për tu larguar nga skuadra aktuale, duke pretenduar të luajë në Ligën e Kampionëve.
Skuadrat pjesëmarrëse në atë garë nuk kanë shprehur interesim për lojtarin, por ishin Arsenal ata që tentuan maksimalisht për anësorin.
Lidhur me të ardhmen e ish anëtarit të Manchester United është pyetur edhe trajneri i Crystal, Roy Hodgson, i cili ka befasuar duke thënë se nuk di asgjë rreth të ardhmes së lojtarit të skuadrës së tij.
“Ai po punon me presidentin. Presidenti është lidhja e tij, ata e njohin mirë njëri tjetrin dhe kanë raporte të mira. Jam në errësirë lidhur me këtë çështje” ka thënë Hodgson, transmeton lajmi.net.
“Ato që di unë, i dini edhe ju” ishin fjalët e trajnerit.
Crystal Palace kanë kërkuar 80 milionë për shërbimet e Zaha, shifër të cilën Arsenal nuk ishin të gatshëm ta paguajnë.