Fjalë Kyçe

E arritur e jashtëzakonshme e Shkollës së futbollit “2 Korriku”

E arritur e jashtëzakonshme e Shkollës së futbollit “2 Korriku”

Shkolla e futbollit “2 Korriku” është shpallur kampion i Kosovës me tre grupmosha (U13, U15, U17) për edicionin 2018/19.

Verdheblutë kanë hyrë në histori të futbollit kosovar, duke arritur që për herë të parë të shpallen kampion të Kosovës me tre grupmosha.

Para disa javësh ishin grupmosha U17 ata të cilët kurorëzuan me titull të kampionit ecurinë fantastike në Superligën e Kadetëve, kurse sot ishin grupmoshat U13 dhe U15 ato që me lehtësi fituan ndeshjet finale të Play-Off dhe u shpallën kampion të Kosovës me plot meritë.

🏆 Play-Off • Finale:
U13: 2 Korriku – El Clasico 5:0
U15: 2 Korriku – A&N 5:1

Këto të arritura tregojnë edhe njëherë punën serioze që po bëhet me grupmoshat e reja në shkollën e futbollit “2 Korriku”.