Fjalë Kyçe

E bëri nënën për spital, arrestohet pejani

E bëri nënën për spital, arrestohet pejani

Policia në Pejë ka arrestuar një person i cili ka sulmuar fizikisht nënën e tij

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Pejë, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa ai dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.