Fjalë Kyçe

E BUJSHME: Antonio Conte te selia e Interit. Zikaltrit sigurojnë portierin e talentuar

E BUJSHME: Antonio Conte te selia e Interit. Zikaltrit sigurojnë portierin e talentuar

Janë orët e fundit të merkatos, por e ardhmja ka më shumë rëndësi. Pasi kanë mbetur Perisic  dhe Miranda, por edhe Candreva, roli i trajnerit është më kryesori dhe Luciano Spalletti, nëse nuk arrin të paktën një objektiv, këtë sezon, atëherë do të largohet.

Antonio Conte, që ka mbetur pa ekip që pas shkarkimit nga Chelsea, ishte i pranishëm në Bergamo për Atalanta-Juventus, por sot është kapur mat në selinë zikaltër, teksa kishte dalë nga zyrat… Nuk dihet se çfarë kanë folur apo ishte vetëm një mundësi për të ritakuar Marottan, por fakti është që kontaktet mes palëve kanë nisur.

Gazetari i Bein Sport e ka pyetur trajnerin nëse ka pasur kontakte me klubin zikaltër dhe italiani i ka thënë “asnjë koment”. Conte sot mund të ulet në tribunën e “San Siro”-s për Inter-Lazio, kupa e Italisë.

Ndërkohë, portieri i talentuar i Cruzeiros, Brazao, vjen në Itali. Interi, në sinergji me Parmën, ka mbyllur blerjen e tij. 2,5 mln euro për klubin brazilian. Parma do ta mbajë deri në fund të sezonit, pasi zikaltrit nuk kishin vend bosh për një ekstrakomunitar.