Fjalë Kyçe

E bujshme, Batatina tregon shumën e premive për futbollistët

E bujshme, Batatina tregon shumën e premive për futbollistët

Tahir Batatina e ka zbuluar shumën e majme që ua ka ofruar kryesia e Llapit futbollistëve, për ndeshjen derbi me Prishtinën të shtunën dhe për titullin e kampionit të Kosovës

Futbollistët e Llapit do të kenë motiv shtesë për ta fituar ndeshjen e sotme me Prishtinën, por edhe krejt kampionatin e Kosovës.

Në fakt, trajneri Tahir Batatina ka zbuluar shumat e “çmendura” që ua ka ofruar kryesia e klubit llapjan futbollistëve, në rast të fitores ndaj Prishtinës dhe nëse e fitojnë eventualisht titullin e kampionit në IPKO Superligë.

“Kryesia e klubit ua ka premtuar 20 mijë euro si premi futbollistëve në rast të fitores ndaj Prishtinës. Gjithashtu, kryetari i klubit e ka premtuar një shifër prej 100 mijë frangash zvicerane premi për futbollistët nëse shpallemi kampionë. Ne nuk kemi nevojë t’i motivojmë me para klubet tjera pasi më mirë është t’i shpërblejmë lojtarët tonë. Tek e fundit, titullin e kemi në duart tona, nëse dimë t’i shfrytëzojmë tri ndeshjet e fundit”, ka thënë Batatina.

Llapi e ndan pozitën e dytë në tabelë së bashku me Prishtinën, ndërsa kanë dy pikë më pak se lideri, Feronikeli. Në tri xhirot e fundit do të përballen në mes vete pikërisht tri ekipet pretendente për titull.