Joao Felix është ende te Benfica, por vetëm për pak ditë, sepse pritet shitja në ndonjë prej klubeve më të pasur në kontinent.
Klubi portugez, si gjithnjë fabrikë talentesh, tashmë kërkon pasuesin e yllit të vet dhe sipas BILD, sytë janë te Milot Rashica.
Milot Rashica vjen nga një sezon fenomenal, duke shënuar 12 gola në sezonin e fundit dhe duke qenë një ndër 3 lojtarët më të mirë të sezonit.
Werder Bremen ka marrë një ofertë prej 18 milionë eurosh nga Benfica, ofertë që është refuzuar pa u menduar fare.
Arsyeja është e qartë: Rashica është vetëm 22 vjeç dhe çmimi i tij do të rritet ndjeshëm nëse edhe sezonin e ardhshëm sulmuesi i Kosovës do të konfirmohet në nivel të lartë.
Natyrisht, deri në fund të verës priten oferta të reja dhe Werder do të ketë jo pak punë, por vetë Rashica zor se do ta kërkojë largimin që këtë vit.