Fjalë Kyçe

E bujshme: Ofertë e çmendur për Icardin

E bujshme: Ofertë e çmendur për Icardin

Një lajm i bujshëm vjen nga Italia, aty ku Corriere dello Sport informon tifozët se Napoli kërkon Mauro Icardin. Ballina e gazetës italiane ka ndryshuar krejtësisht skenaret për sulmuesin. 

Bazuar të njëjtit burim, klubi i Aurelio de Laurentiis ofron 10 milionë euro në sezon për argjentinasin. Një shifër që Icardi ka kërkuar te zikaltrit dhe drejtuesit nuk ia kanë dhënë. 

Në krahun tjetër, Antonio Conte nuk e do në Milano 26-vjeçarin, pasi ka frikë që mund të prishet atmosfera në dhomat e zhveshjes. Ky vendim i trajnerit të ri e bën dhe më të thjeshtë kalimin e Icardit te Napoli. Ai mund të joshet dhe nga “hija e Maradonës”, një argjentinasi tjetër që mbahet si Zot në Napoli.