Jemi mësuar shpesh që në futboll të ndodhin gjëra nga më të papriturat, prej të cilave ka pasur edhe vendime në dukje qesharake.
Një e tillë na vjen nga skuadra e Celtic e cila është treguar e rreptë me tifozët e saj ultras, teksa u ka kërkuar atyre që përpara se të hyjnë në stadium për të parë ekipin e tyre të bëjnë dush.
Ky vendim paksa i çuditshëm vjen nga drejtuesit e klubit pasi tifozët ultras të ekipit, kanë një traditë që shikojnë ndeshjet pa fanella, dhe për këtë arsye tashmë për të do të jetë një domosdoshmëri bërja e dushin.
Një vendim që ka ardhur pasi një tifoz i zemëruar është ankuar për një person që mbante shumë erë në Celtic Park, transmeton abcnews.
Mediat skoceze kanë bërë të ditur se tifozët në një nga tribunat e stadiumit të Celtic-ut kanë marrë një letër që i ftonte të mos prishnin ndeshjet me erën e keqe të trupit.
Kjo kërkesë ka qenë aq e papritur sa tifozët kanë menduar në fillim se bëhej fjalë për një shaka.