Ministrja për të Drejtat e Njerëzve e të Komuniteteve si dhe për Dialogun e Brendshëm, Gordana Qomiq ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ministrja e kërkoi këtë gjë derisa ka folur për EURACTIV për marrëdhëniet e Serbisë me fqinjët dhe dialogun e brendshëm në Serbi.
Lidhur me procesin e integrimeve evropiane, ajo tha se Bashkimi Evropian duhet t’i përmbushë premtimet e veta.
Qomiq ka ftuar Bashkimin Evropian të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën si dhe të hapë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, përcjell indeskonline.
“Kjo nuk i kushton asgjë (BE-së), por përçon mesazhin se BE-ja mbetët pas asaj se projekti i paqes është ideja themelore mbi të cilën është ndërtuar unioni”, u shpreh Qomiq.